PUSHKE GJYSEM AUTOMATIKE(GA o SA)

Nje projekt "qe lindi i vjeter".Konservatorizmi i ambienteve ushtarake frenoi perhapjen e armeve individuale automatike meqenese harxhojne municion!Beteja e Some ne Belgjike ne Korrik te 1916,ku nje grup mitralieresh gjermane me mitralozat e ftohur me uje Maxim M-08,brenda nje dite shfarosen mbi 100 mije britanike qe Feld Mareshalli Douglas Haig ( i konsideruar sot hero) me kokefortesine e nje gomari i hidhte ne sulm me bajonete, kunder transheve te mbrojtura me fusha te minuara dhe me tel me gjemba,ndryshoi opinionin e qarqeve ushtarake boterore!Duket se modeli i pare u projektua ne Meksike. Ne vitet 30 John Garand projektoi nje karabine vetembushese ne kal 30-06,qe e perdoren F.A amerikane gjate gjithe L II Bot,dhe qe perdoret edhe sot ne shume vende!Fedorov,qe ne Luften e Pare Bot projektoi disa modele interesante ne kal 6,5 japonez (fisheke trofe te luftes ruso.japoneze),Tokarevi projektoi SVT(samorizadnaja vintovka tokareva-pushka vetembushese tokarev)ne kal 7,62x54 Mossin Nagant.Ne 1942-43 Gjermania prodhoi 2 modele,Gewehr 42 e Gewehr 43 .Ne 45 Simonov projektoi SKS (samorizadnaja karabina simonova-karabina vetembushese simonov)ne kal 7,62x39 M43 Soviet! Ne Shqiperi njihet si M 56 dhe eshte prodhuar nga shume vende te botes!Po ashtu u projektuan SAFN 49,projektuar nga Diomede Saive ne kal 8 Mauser,qe u eksportua ne Egjipt,Venezuele e ne Izraelin e sapolindur,Ljungman suedeze dhe Vz 52 cekosllovake! Ishin arme antike qe kur u projektuan,pasi prodhoheshin me sistemet kostoze e te ngadalta te frezimit nga blloqe celiku,nderkohe qe Gjermania e me vone Britania e SHBA kishin kualiduar sistemin me llamarine te stampuar dhe tashme kishte filluar projektimi i AIK,keshtu qe ky tip arme nuk kishte asnje vlere taktike.

Garand kal 30-06,SVT kal 7,62x54 Russian,Fedorov i 1916.

Fillimi 1918-1950 1950-2001


HOME Armet Index