Deri ne fillimin e shekullit XX arma e brezit e ushtrive te botes ishte revolveri (arma qe ne Shqiperi njohim si "pistolete me mulli"). Ne 1885 Hiram Maxim prezantoi per here te pare mitralozin, duke demostruar qe ishte e mundur qe te prodhohej nje arme qe funksiononte vete, qe mbushej e hidhte gezhojen me ane te energjise qe prodhonte vete arma gjate shkrepjes se nje fisheku, pa nderhyrjen e qitesit me perjashtim te presionit qe ushtronte ne kembez. Pra ketu filloi epoka e armeve vetembushese. Menjehere shkencetare dhe teknike u hodhen koke e kembe ne projektime te ngjashme. (Mekanika ne fundin e shekullit XIX ishte si informatika sot). Mes te tjerave shume prej tyre u moren me projektimit e nje arme brezi automatike per ushtrite, por rezultati ishte gjithmone nje arme shume e kushtueshme per tu prodhuar ne seri, pra e pamundur si nga ana financiare, si nga ana teknike per tu prodhuar ne sasi te tilla qe i nevojiteshin nje ushtrie, perdornin fisheke shume me te dobet se fisheku i revolvereve dhe ishin teper delikate per tu perdorur ne fushen e betejes. Fillimisht modelet e para ishin me qitje komplet automatike, por duke pare se karikatori boshatisej ne me pak se nje sekond, u krijua nje leve qe bente qe pas cdo qitje, duhej leshuar kembeza e pastaj terhequr.
Ka shume teza te pranueshme o te papranueshme se kush e projektoi te paren pistolete, por ne pergjithesi pranohet se ka qene Lauman qe projektoi ne 1890 nje pistolete qe e quajti Schonberger ne emer te drejtorit te Waffenfabrik Steyr ku u prodhua.Megjithese pjesa derrmuese e historianeve pranojne kete teori, John Walter oplolog dhe historian i njohur ne librin e tij "The Luger book" hedh poshte kete teori.
 

 
Pistoleta e pare gjysem automatike me te vertete efikase ishte modeli Borschardt C93 ne kalibrin 7.65x23 Borschardt, projektuar nga inxhinieri gjerman Hugo Borchardt dhe prodhuar nga nje nga industrite ushtarake me te rendesishme te kohes, Ludwig Lowe &Co qe me vone u be DWM-Deutche Waffen und Munitionfabrik-fabrika gjermane e armeve dhe municioneve. Pas pak kohesh ne 1896, tre vellezerit Federl, inxhiniere te firmes se prodhimit te armeve Mauser (e famshme per projektimin dhe prodhimin e nje nga armeve me te rendesishme dhe me te perhapura ne bote, Mauser Gewehr m 98, ne Shqiperine e Jugut e njohur me emrin "belxhik" e ne Veri "mazerre" o "gjermane" ne kalibrin 7.92x57 JHS i quajtur edhe 8 Mauser) modifikuan fishekun 7.65x23 duke e fuqizuar dhe krijuan 7.63x25 dhe ne kete kaliber projektuan pistoleten Mauser C-96, edhe kjo nje arme e rendesishme ne evolucionin e armeve te zjarrit, shume potente,e rende si peshe,dhe jashtezakonisht e kushtueshme per tu prodhuar,
 

 
meqenese te gjitha pjeset e saj duhej te fabrikoheshin nepermjet frezimit nga blloqe çeliku. Karakteristike e C 96 ishte qe karikatorin prej 10 fishekesh ne kalibrin 7.63x25 (25mm gjatesia e gezhojes, ne baze te terminologjise korrekte per emertimin e municioneve duhet shprehur edhe gjatesia e gezhojes) e kishte te vendosur para ures se kembezes te shkrepjes,dhe jo ne doreze si gjitha pistoletat. Kjo karakteristike,gjatesia e saj e madhe si dhe fakti qe C-96 kishte nje kellef druri qe takohej ne fundin e dorezes me nje mekanizem te caktuar duke sherbyer si qyte,si edhe nje shenjester te graduar deri ne 600 ose 1000 metra, benin qe kjo arme ti perngjiste nje karabine te vogel. Eshte adoptuar nga Marina Mbreterore Italiane ne vitin 1900, modeli "flat side" (faqe te lemuara), duke qene keshtu e para pistolete vetembushese e adoptuar ne menyre zyrtare nga nje force e armatosur edhe se vetem ne 5000 ekzemplare. C 96 u prodhua ne me shume se dy milion ekzemplare ne Gjermani si dhe kopje te cilesise inferiore nga Kina nacionaliste e viteve 20-30, dhe Spanja, si ne modelet fillestare qe mbusheshin me kreher nga siper (si karabina Mod 56) si dhe me karikatore te levizshem nga poshte deri me 20 fisheke si dhe ne modelin Schnellfeuer, me qitje komplet automatike, nje modifikim i kote, meqenese ishte shume e pakontrollueshme ne qitjen me bresheri. Kryesisht eshte prodhuar ne 7,63x23 Mauser, por edhe ne 9Parabellum, 9 Mauser shume potent, 45ACP.
Mauser C 96 me klasike dhe me e njohur eshte varianti i vitit 1912, C-12. Mauser C-96, qe amerikanet e quajne "broomhandle"-shkop fshese, per formen e dorezes, nuk u adoptua kurre ne menyre zyrtare nga Forzat e Armatosura Gjermane,  por u perdor ne sasi te medha nga keto forza, si ne Luften e Pare Boterore dhe ne Luften e Dyte, sidomos nga ato trupa qe nuk mund te perdornin arme te gjata, si aviatoret, tankistet, marinaret etj, por qe kishin nevoje per nje arme brezi qe ti siguronte potencen e duhur per vetembrojtje. Gjithashtu u perdor edhe nga trupat speciale gjermane te Luftes Pare Boterore, te famshmet "sturmtruppen" qe e perdornin se bashku me Luger Artilleriepistole, Luger me tyte te gjate qe kishte nje karikator rrethor me 32 fisheke te quajtur "Trommelmagazine" dhe me SMG Bergman ne luftimet ne distance te shkurter ne sulmet gjate nates per pushtimin e transheve. Nderkohe Konti von Manlicher, fisnik dhe oficer austriak qe ka projektuar sidomos arme te gjata shume te mira, projektoi disa modele, ku njeri prej tyre Mod 1901 u adoptua nga Argjentina ne 1905. M 1901 u ble shume ne menyre private nga oficeret gjermane e austrohungareze qe e perdoren edhe ne Luften e Pare Bot. Pas Luftes se Pare Boterore, Traktati i Versajes i vuri shume sanksione Gjermanise, dhe nga me te rendesishmet shikonin projektimin dhe prodhimin e armeve. Nje nga klauzolat, i ndalonte Gjermanise prodhimin e armeve te brezit me gjatesi te tytes mbi 99 mm. Pothuaj te gjithe ekzemplaret e Mauserit C96 me tyte 99 mm (arme qe filluan te prodhoheshin pas 1919) u eksportuan ne te sapolindurin BRSS,  qe kishte nevoje urgjente qe te zevendesonte me nje arme moderne te vjetrin dhe te dobtin Nagant M1895, per kete arsye ky variant i C-96 njihet me emrin "bolshevik mauser" o "bolo". Prodhimi i C-96 ne Gjermani vazhdoi deri ne fillim te 1940, dhe sot te vetmet firma qe e prodhojne, jane "Imbel" braziliane qe e prodhon ne nje variant te modernizuar, me bresheri per Forzat Speciale te Policise Ushtarake Braziliane dhe "Norinco" kineze, qe e prodhon po ne nje variant te modifikuar per kufitaret dhe njesite antiterroriste kineze. Ka qene arma e preferuar e shume njerezve te medhenj, ne mes tyre Winston S.L.Churchill, qe e ka perdorur gjate gjithe kohes qe sherbeu si oficer ne Ushtrine Britanike, meqenese oficeret britanike kane te drejte ta blejne vete armen qe preferojne. Meqenese historikisht industria ushtarake gjermane ka qene furnizuese e Ushtrise Turke, kjo arme u fut ne Shqiperi nepermjet kesaj ushtrie, duke bere qe ne vendin tone te njihet me emrin "dhjeteshe turku".
Ne fundin e viteve 800, me urdher te Ludvig Lowe,pronar i DWM, inxhinieri i hekurudhave austriake Georg Luger (nxenes dhe mik personal i von Manlicher) , modifikon pistoleten Borschardt dhe fishekun e kesaj pistolete meqenese Borschardt nuk pranoi qe ta modifikonte pasi si gjithe projektuesit ishte i bindur se krijesa e tij ishte kryeveper, dhe projekton pistoleten qe me te drejte quhet me e shquara ne historine e armeve te zjarrit,pistoleten "Luger" o "Parabellum",ne vendin tone e njohur me emrin "parabel".
U quajt parabellum sepse vitet e para u prodhua nga DWM, kodi telegrafik i te ciles ishte pikerisht parabellum, nga thenja e famshme latine "si vis pacem, para bellum" ne qoftese don paqen, pergatit luften! Fillimisht u projektua ne kalibrin 7,65 parabellum,  nje 7,63 Borschardt pak i modifikuar dhe u adoptua ne kete kaliber nga Ushtria Zvicerane ne 1904, duke u bere keshtu e para pistolete e adoptuar nga nje shtet. Dhe po ne 1904 Georg Luger perfundoi projektimin e fishekut per pistolete me te famshem ne bote, qe eshte i adoptuar nga pjesa me e madhe e ushtrive te botes, si Nato, SHBA, Zvicera, Australia etj. Eshte fisheku 9x19 i njohur edhe si 9 NATO, 30Luger, qe megjithese eshte projektuar para 96 vjetesh, edhe per shume vjet te tjera eshte e veshtire qe t'ja kaloje ndonje projekt tjeter persa i takon raportit shpejtesi-shkarkim energjie, fuqi shpuese-fuqi ndaluese, pra jep rendimentet me te mira balistike. Fisheku 9 Parabellum eshte i bazuar ne gezhojen e nje 7,65 Para, qe eshte ne forme "shishe", te cilen Borschardt e shkurtoi nga 23 ne 19 mm, dhe e zmadhoi deri ne 9 mm, nje predhe me e avashte, me e rende, me kaliber me te madh, pra me me pak fuqi shpuese, por me me shume fuqi ndaluese. Ky modifikim u be pasi ushtaret gjermane ne Afriken Jugperendimore (qe kishin blere Luger e C96 privatisht, ankoheshin qe 7,65 Parabellum e 7,63 Mauser ishin teper te lehte qe te ndalonin kryengritesit zezake me fizike shume atletike. Pak kohe me pare, gjate luftes amerikano-spanjolle,qe coi ne dominimin e Kubes e te Filipineve nga SHBA, ushtaret amerikane kishin patur te njejtin problem me fanatiket filipinas. Ushtria Amerikane sapo kishte adoptuar revolverin Colt New Service ne kal 38 Special (9 mm per revolver, por pak potent rreth 32-35 kg/m). Rebelet filipinas, mjeshtra te "kali" (art marcial filipinas) e te perdorimit te armeve te bardha, rrotullonin rreth trupit litar te lagur, qe pasi thahej ne diell, shtrengonte trupin duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut, dhe pasi drogoheshin me hashish, hidheshin ne sulm te armatosur me shpata. Ne kete rast nuk ishin ushtaret amerikane qe ankoheshin....por u ankuan komandantet e tyre, qe shpesh here gjenin ushtare te masakruar me shpata, e afer nje rebel filipinas te vdekur, me 3, 4, 5 e 6 predha ne trup! Morali i historise, ushtaret nuk ankoheshin, pasi s'kishin kohe te tregonin eksperiencen e tyre, kurse komandantet nuk donin me nje arme qe 6 predha nuk pengonin kundershtarin qe t'ja arrinin qellimit! Per kete aresye u terhoqen "New Service" dhe u rimor ne sherbim ajo qe per revolverat eshte si "Luger" per gjysem automatiket, pra "Madheria e Saj" Colt SAA (single action army) Mod 1873 kal 45 Long Colt. Kjo arme quhej "Peacemaker", paqetorja, pasi vuri paqen ne Far West, sidomos kunder indianeve ....me resultatet qe dihen! Qe nga ajo kohe, deri ne 1986, SHBA ka perdorur gjithmone arme brezi e pistoleta automatike ne kete kaliber. Kam degjuar personalisht Jeff Copper, sigurisht autoriteti me i madh sot per sot ne bote per armet e brezit qe deklaronte,me nje buzeqeshje tipike amerikane qe "nje pistolete qe te jete efikase, duhet qe gishti i madh i dores, te futet lirshem ne tyte"! Pasi sipas Mr Cooper "kur ti vendos te besh bira,te pakten te besh bira serioze"!
Po ne 1904 Marina Perandorake Gjermane adoptoi kete pistolete, dhe ne 1908 te gjitha Forcat e Armatosura Gjermane e adoptuan si arme brezi (ne kalibrin 9x19 me emertimin zyrtar P-08) ne variante te ndryshme,me gjatesi tyte te ndryshme.U prodhua ne disa miliona ekzemplare nga firma gjermane per shtete, si Hollanda, Iraku, Portugalia, Bullgaria, Bolivia, Finlanda etj, nga fabrika zvicerane "Waffenfabrik Bern"-fabrika e armeve Berne, per Ushtrine dhe Xhandarmerine Zvicerane. Ne fillim te viteve 1900, u prodhua ne sasi te vogla edhe nga "Vickers" britanike per tregun civil britanik si dhe ne disa ekzemplare prove per F.A Britanike, qe me konservatorizmin e tyre tipik mbajten revolverin deri ne 1957. Modeli zviceran nuk eshte eksportuar per tregun ushtarak boteror, dhe dallon nga P-08, nga kalibri dhe nga e ashtuquajtura "sigurese dorsale", nje bllok çeliku ne kurrizin e dorezes, qe bllokon shkrepjen neqoftese pistoleta nuk eshte e shternguar fort ne dore, kjo pajisje nuk egsiston ne modelet ushtarake gjermane, por modelet e prodhuara per tregun civil e kane ne pjesen me te madhe.
 

p38

 
Ne 1940 Gjermania e nderpreu prodhimin e Luger pasi e shtyre nga problemet industriale e financiare te luftes, filloi prodhimin e nje arme me ekonomike sic ishte e shquara Walter P-38, e para pistolete ushtarake ne bote me Dopio Aksion qe   do te thote se per qitjen e fishekut te pare nuk ka nevoje te ulet rrahesi me gisht si ne TT, po terhiqet menjehere kembeza qe ngreh dhe pastaj leshon rrahesin, sistem i perdorur per shume vjet ne revolverat, pastaj ne 1908 perdorur per here te pare ne nje gjysem automatike ne modelin "LittleTom" pistolete e vogel qe perdorte nje fishek te dobet dhe qe u prodhua ne Austri. Ne 1929 Walter nxorri 2 modele te studjuara per policine kriminale (civila) modelin PP (polizei pistol) dhe PPK (polizei pistol kurz), ne kalibrat e dobet per qellime ushtarake 7.65 Browning dhe 9x17 Kurz. PP dhe PPK njhen si te parat modele efikase me Dopio Aksion,sistem i perdorur sot ne gjithe boten.
 
Majtas:arma te ciles Njerezimi i ka nje borxh te madh! Modeli PP, prodhuar nga Walter, e qendisur nga nje artist i vertete! Prodhuar me porosi per Adolf Hitler, mendohet qe te jete arma me te cilin vrau veten me 30 Prill 1945! Sot ndodhet ne Muzeumin Hermitazh te San Pjeterburgut ne Rusi.
 
 
 
 
 
 
Pilotat britanike edhe sot e perdorin modelin PPK,dhe ne kete model inxhinieri Makarov bazoi ne 1954 pistoleten qe sot eshte arma baze e Forcave te Armatosura Ruse PM-54 (pistoljet makarova) qe eshte prodhuar edhe ne Kine si Mod 59 dhe ne Bullgari e ne RDGJ. Gjithashtu duke bazuar ne PPK, u projektuan edhe arme te tjera te ish-Bllokut Lindor si Vanad 64 polake, Feg hungareze, nje model rumun per Ministrine e Brendeshme rumune, CZ 83 çek, qe te gjitha ne 9 Makarov per F.A, por edhe ne kalibrat perendimore 7,65 Corto (32 ACP) e 9 Corto (380 ACP) per eksport pas mbarimit te Luftes se Ftohte. Gjermania vazhdoi montimin e Lugerit me pjese te prodhuara qe me pare e te mbetura ne magazine gjate gjithe Luftes se Dyte Boterore si edhe pas 45, ne zonen franceze te pushtimit per Ushtrine Franceze. Sot nuk eshte me ne prodhim, me perjashtim te pak edicioneve perkujtimore te prodhuara ne sasi shume te vogla per koleksionistet (nuk eshte koleksion ai qe s'ka te pakten nje Luger) nga firma Mauser gjermane dhe nga Stoeger amerikane dhe asnje ushtri nuk e perdore me. Ushtria e fundit qe e "braktisi" ne 1948, ishte ushtria zvicerane, por eshte perdorur deri ne vitet 70 nga Portugalia, Zvicera, e nga shume shtete afrikane, latinoamerikane e ish-komuniste si arme per reservistet (ne vendin tone e kane patur me leje shume Veterane, eshte mjaft e perhapur si arme pa leje, dhe ne 1996 kam pare ne qender te Tiranes nje polic me parabellum). Kenga e mjellmes e kesaj arme ishte kampionati boteror i qitjes ne Argjentine ne 1949, ku njenenoficer i Xhandarmerise Zvicerane fitoi Medaljen e Arte me nje "Luger" ne kalibrin 9 parabellum. Eshte konsideruar nje perle e inxhinierise mekanike, nje diamant i te gjitha armeve te te gjitha koheve! Eshte arma per te cilen jane shkruajtur dhjetera libra ne te gjithe boten, nga autore me autoritet ne fushen e oplologjise, (shkenca e studimit dhe e projektimit te armeve) si Edward Ezell, Ian Hogg, John Walter etj. Shume e kushtueshme per tu prodhuar, e komplikuar, e sigurte dhe shume preçize. Luan nje rol te rendesishem ne preçizionin e kesaj arme punimi i shkelqyeshem mekanik, ku te gjitha siperfaqet jane te luciduara si pasqyre, duke e zvogluar ne menyre te ndjeshme forcen e ferkimit te pjeseve te ndryshme dhe xhokot e detajeve, fakti qe tyta eshte ne pozicion fiks me trupin e armes. Gjithashtu kendi i dorezes shume e pjerret e ben P 08 shume te pershtatshme per qitjen precize, por jo per qitjen instiktive, dhe ky eshte difekti kryesor i kesaj arme. Duke patur parasysh se pistoleta eshte arme vetmbrojtje instiktive per distanca kryesisht nga 0 deri ne 15-20 metra, eshte difekt i madh qe arma te mos jete e pershtatshme per qitjen instiktive.
Nderkohe edhe Ushtria Austrohungareze, sapo kishte adoptuar pistoleten Roth-Steyr 1907 Kavallerie, te projektuar nga inxhinieret austriake Georg Roth e Karel Krnka, pra sigurisht SHBA edhe pse tradicionalisht e lidhur me perdorimin e revolverit, nuk mund te mos bente hapat e pare per projektimin e nje pistolete vetembushese per forcat e saj te armatosura. Per kete qellim qe ne fillimin e shekullit XX, Ordnance Board, dikasteri qe merret me furnizimin e Forcave te Armatosura te SHBA, percaktoi disa nga karakteristikat per armen e brezit te ushtrise amerikane. Duhej te ishte vetembushese, me 7 fisheke, e sigurte dhe ne kalibrin 45, qe sipas terminologjise amerikane eshte 45% e inçit 2.54cm, pra ne kalibrin 11.43 mm e ti nenshtrohej nje "torture test" qe u zhvillua me 3 mars 1911. Ky test torture konsistonte ne qitjen e 6000 fishekeve, ku pas cdo 100 qitjesh arma duhej te lihej te ftohej per 5 minuta, cdo 1000 qitje do te pastrohej dhe vajisej.
Pas proves me 6000 fisheke arma do te provohej me fisheke difektoze, te mbushur me me pak barut ose me me shume, si dhe me fisheke te deformuar, te provohej pasi te ishte zhytur ne acid, ne rere, ne balte dhe ne uje deti, ne temperatura klimatike shume te uleta dhe shume te larta. Ne konkursin e shpallur moren pjese firma te njohura si Colt, Luger Savage, Bergman, Knoble, White-Merrill, Smith&Wesson, Steyr.
Per kete qellim u prodhuan 2 ekzemplare te pistoletes "Luger"ne kal 45 ACP, dhe njeri nga ekzemplaret e mbetur sot, njihet si pistoleta me e kushtueshme ne bote, kushton 1.5 milion dollare amerikan, dhe e posedon nje koleksionist shume i pasur ne Florida. Pistoleta qe fitoi konkursin ishte modeli me emrin Automatic Colt Pistol Model 1911 Government, e njohur si Government o Colt-Browning, i projektuar nga nje nga projektuesit me gjeniale te historise John Moses Browning, qe ne ate kohe punonte per firmen e mirenjohur te prodhimit te armeve Colt. Kjo pistolete eshte nder me te mirat qe eshte prodhuar ndonjehere, dhe ka qene per 74 vjet, deri ne 1985 arma e brezit e Forzave Amerikane, vit ne te cilin u zevendesua nga Beretta 92Fs ne kalibrin 9x19. Edhe pse ka 90 vjet, mbetet nje arme e shkelqyer per vetembrojte, dhe eshte arma me e kopjuar ne bote, duke demostruar te vertete proverbin anglez "imitimi eshte forma me e mire e vleresimit"! Eshte adoptuar nga keto F.A. para Luftes se Dyte Bot, nga USA, Norvegjia qe ne 1914, Meksika, Argjentina ne 1927 (fillimisht e importoi nga SHBA, me vone prodhoi  modelin Ballester Mollina, kopie e sakte e M1911), Brazili dhe ne 1935 Polonia prodhoi nje variant te modifikuar ne kal 9 para i quajtur ViS Radom, arme qe u perdor shume nga Fallschirmjager (parashutistat) gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore qe vazhduan ta prodhonin ne stabilimentet polake. Po gjate Luftes se Dyte Boterore M1911 u perdor nga trupat franceze Goliste,nga forcat speciale angleze, si dhe nga Gjermania qe pas pushtimit te Norvegjise, vazhdoi prodhimin e variantit norvegjez ne stabilimentin shteteror te Norvegjise, dhe u perdor nga anetare te Resistences Antifashiste ne gjithe Europen. Pas Luftes se Dyte Boterore, ashtu si vendet e sferes se influences sovietike adoptuan arme sovjetike, vendet e influences amerikane e adoptuan pothuajse te gjitha.
Ne Europe u adoptua nga parashutistat dhe legjionaret franceze, edhe sot forcat speciale te Marines Franceze qe kane te drejte te zgjedhin armen personale sipas deshires, e preferojne para pistoletave me moderne, nga Greqia, Turqia, Spagna. Çekosllovakia projektoi nje Colt te modifikuar, por meqenese ne 48 pushteti u mor nga komunistet filosovjetike, ju desh te adoptonte kalibrin 7.62x25 Tokarev, kalibri zyrtar per arme brezi i Forcave te Traktatit te Varshaves. U adoptua edhe ne Taiwan, ish-Vietnami i Jugut, Kamboxhia, Filipine,Koreja e Jugut, e shume forza tjera te armatosura. Eshte blere ne sasi te vogla nga shume forca speciale te botes, dhe nje nga forcat speciale me te mira ne bote Hostage Rescue Team- HRT- Skuadra e shpetimit te pengjeve e FBI (Federal Buro of Investigation-Zyra Federale e Hetimit), e perdore edhe sot. Eshte perdorur si arme opcionale nga "Mbreteresha e Forcave Speciale te botes" Regjimenti 22 Special Air Service i Britanise se Madhe. Eshte prodhuar ne te gjitha vendet qe e kane adoptuar per ushtrine e tyre, si dhe ne Itali nga firma "Tanfoglio" dhe ne Gjermani nga "Peter Stahl" per perdorim sportiv, nga "Paraordnance" e Kanadase, nga "Norinco" kineze, ne Afriken e Jugut, ne Izrael dhe nga nje mori e panumerueshme firmash ne gjithe boten, ne kalibrat 7.65 para, ne 38 ACP i quajtur 9x17Kurz o 9 Short dhe 9 Corto, 9parabellum (per ushtrine braziliane e spanjolle) 9Steyr dhe 7.63 Mauser per tregun civil ne Spanje, 38 super auto per tregun civil ne SHBA,10 Auto (tmerresisht i fuqishem) dhe 40 Smith&Wesson, per tregun civil te gjithe botes, 45ACP(Automatic Colt Pistol) per tregun civil dhe ushtarak te shume shteteve, 9x21 IMI dhe 45HP (Hinterberger Patrone) per tregun civil italian. M 11 ne vitet e fundit, e ka rritur shume numrin e ekzemplareve te shitur, qe kur administrata Klinton miratoi nje ligj qe ndalon posedimin nga ana e civileve te pistoletave me karikator me me shume se 10 fisheke, gje qe coi ne uljen e shitjes se modeleve evropiane bifilare (karikator me doppio rresht). Colt 1911, duke rezultuar shume me ekonomike per tu prodhuar se pistoletat e tjera te asaj kohe, krijoi nje filozofi te re te armeve te zjarrit, pra u lind miti i armes ekonomike, shume resistente ne cfaredolloj ambienti e klime, e thjeshte per tu perdorur qofte edhe nga ushtarake pak te stervitur dhe me pak kulture teknologjike, potente, e  sigurte, e thjeshte per tu zberthyer mirembajtur dhe riparuar edhe ne front. Kjo filozofi u pervetesua ne menyre te jashtezakonshme nga Bashkimi Sovjetik, qe kishte trasheguar nje industri shume te prapambetur nga regjimi carist, dhe i duhej te prodhonte arme me keto cilesi te sapo permendura, pasi i duhej te pajiste forza te armatosura disa milioneshe, dhe nuk mund te blente te gjitha ato sasi armesh. Per shkak te kesaj industrie te prapambetur, si dhe nivelit te ulet te alfabetizimit te popullsise ne vitet e para, pra njerez pa kulture teknologjike te cileve nuk mund tu besoje nje pajisje te sofistikuar, si dhe per shkak te shtrirjes se madhe gjeografike ne breze te ndryshme gjeofizike e klimatike, (pra e njejta arme do te sherbente ne stepat me temperature te larte, klime te thate dhe me shume pluhur, ne zonat kenetore te Ukraines me shume lageshti, dhe ne Siberine me temperatura polare) sovjetiket e bene te tyren kete filozofi. Per shume vjet sovjetiket nuk kane bere asnje perpjekje per te shpikur dicka ata vete, por kane studiuar modelet ekzistuese, duke ja pershtatur kushteve specifike te vendit te tyre, me rezultate te  shkelqyeshme. Mjafton te permendim AK 47, dhe avionin reaktiv Mikojan-Gurevic-MiG, qe u zhvilluan si koncepte nga gjermanet ne Luften e Dyte Boterore, por u cuan ne perfeksionim nga inxhinieret sovietike. Nje nga keto rezultate eshte edhe pistoleta qe tash me shume se 50 vjet eshte arma e brezit per Forzat Tona te Armatosura, qe eshte tashme nje embleme per cdo patriot te vertete, pistoleta model Tula-Tokareva obrazet 1933 ne kalibrin 7.62x25 Tokarev.
Qe ne shekullin e nentembedhjete ruset kishin adoptuar per ushtrine e tyre revolverin e projektuar ne Belgjike nga vellezerit Emil e Leon Nagant ne kalibrin 7.62Nagant. Ky revolver u adoptua ne kalibra te ndryshem edhe nga Forcat e Armatosura Braziliane, Argjentinase, Boliviane, Norvegjeze, Hollandeze, Polake, Suedeze, Belge dhe Shqiptare e prodhuar per Shqiperine ne variantin AZ Nagant per Forcat e Armatosura Shqiptare te asaj kohe.
Ishte nje revolver interesant,i bukur,i punuar me cilesi,por kishte nje predhe qe zhvillonte vetem 29 kg/m energji kinetike, shume pak, sidomos ne klimat e ashpra te Rusise ku shpesh here nje predhe e Nagantit nuk arrinte te pershkonte veshjet e renda te leshta te kundershtarit! Nderkohe ne Rusine cariste dhe me vone ne ate revolucionare hyne shume pistoleta vetembushese, si 300 ekzemplare Borschardt, te blera nga Policia Finlandeze (Finlanda deri ne traktatin e Brest-Litovskit mes Rusise e Gjermanise pas daljes se Rusise nga Lufta e Pare Boterore ne 1917, per shkak te Revolucionit te Tetorit, ishte pjese perberese e Perandorise Ruse), pistoletat FN 1900 dhe 1903 belge dhe keto te projektuara nga J.M.Browning, rreth nje mije Luger ne kalibrin 9 parabellum, pak ekzemplare Schwarzlose-nje pistolete origjinale gjermane, e prodhuar ne nje numer te vogel, dhe Colt Government kal 45, dhe pas Luftes se Pare Boterore, Mauser C-96 me tyten 99 mm, qe eshte permendur me siper. Kur pushtetaret e rinj te Rusise vendosen per pistoleten vetembushese, kishin nje favor me shume se koleget e tyre perendimore.
Ne fakt shume nga lideret e projektuesit e tyre kishin eksperienca personale ushtarake, dhe e dinin mire qe ushtarit ne front i nevoitej, jo nje kryeveper arti sic ishin Luger e Mauser C-96, por nje mjet efikas dhe resistent per te kryer detyren e tij. Pra neqoftese projektuesit perendimore ishin teknike, qe mendonin vetem per zgjidhjen e problemeve teknike, projektuesit sovjetike ishin ushtare dhe preukupoheshin mbi te gjitha se si do te sillej kjo arme ne front. Dhe per kete, Bashkimi Sovjetik posedonte projektues qe nga ana e tyre kishin qene ushtare ne front, si Sergey Aleksandrovic Korovin, Fedor Vasilievic Tokarev, per te arritur kulmin me gjenialin Mikhail Timofojevic Kallashnikov, pra projektues qe i dinin mire nevojat e ushtarit rus persai takon armatimit,por edhe limitet e industrise sovjetike te asaj kohe.
 
Ne fillim te viteve 20, ishin tre fisheke per pistolete gjysem automatike me te vertete te rendesishem ne arenen nderkombetare, qe jane edhe sot qe dominojne tregun ushtarak boteror, kalibri 7.63x25 Mauser, me peshe te predhes 5 gram dhe shpejtesi fillestare 400m/s, 9 parabellum me peshe te predhes 8 gram dhe shpejtesi fillestare 360 m/s, dhe 11,43 mm (45) Colt me peshe 14 gram dhe shpejtesi 270m/s. Qe te tre keta fisheke zhvillojne pak a shume te njejten energji kinetike, rreth 45-52kg/m,pothuajse dyfishi i Nagantit,energji qe llogaritet me
 formulen E=(GxV²)⁄2000x9.81m/s², ku G=pesha ne gram e predhes,V²=katrori i shpejtesise se predhes. Por ka nje specifike ne karakteristikat balistike te ketyre municioneve, ajo konkurrence qe njihet me emrin-predhe e rende dhe e avashte kunder predhes se lehte dhe shume te shpejte.
Pra fuqia e ndryshme shpuese e ketyre predhave. Egzistojne formula te ndryshme per llogaritjen e fuqise shpuese te predhave te ndryshme ne materiale te ndryshme, por zakonisht merret si baze penetrimi i predhes ne dru bredhi, qe llogaritet me formulen e Wiegelit P=0.03x(GxV¹′)⁄C²  ku P=penetrimi, G=pesha ne gram e predhes, V¹′=shpejtesia e predhes ne fuqi te 1.5, C²=katrori i kalibrit. Nga kjo formule shihet qe penetrimi eshte ne raport te drejte me peshen dhe shpejtesine edhe ne perpjestim te zhdrejte me kalibrin. Pra sa me i vogel te jete kalibri, aq me shume fuqi shpuese ka.
Dhe sa me madhe te jete shpejtesia aq me e madhe eshte fuqia shpuese. Edhe masa luan rolin e saj, por predha me C-kaliber te vogel, G-peshe te vogel dhe V-shpejtesi te madhe (7.62x25TT C=7.62mm, G=5gram, V=425m/s) posedon nje fuqi shpuese shume me te madhe se predha me kaliber te madh, peshe te madhe dhe shpejtesi te vogel (45ACP C=11.43mm, G=14gram, V=270m/s).
Ne fakt predha e lehte dhe e shpejte sic eshte rasti i 7.63x25 Mauser (qe e fuqizuar duke arritur ne shpejtesine fillestare 425m/s eshte fisheku i pistoletes TT-33), tenton te shpoje tej per tej objektivin, me dy resultate negative sidomos ne rastet kur perdoret nga policia.
 
1-nuk shkarkon mbi objektivin te gjithe energjine   qe posedon duke lejuar kundershtarit te reagoje edhe pasi te jete goditur, gje qe nuk eshte shume simpatike sidomos se kundershtari ka nje shotgun 12 ne dore, ose eshte nje terrorist dhe i lejohet te aktivizoje psh nje sasi eksplozivi
 
2 -duke tejshpuar subjektin "armik" konservon fuqine e duhur per te goditur edhe subjekte tjera "mike" sic mund te jete nje koleg, ose njerez te pafajshem qe kalojne rruges
 
Nga ana tjeter kalibri 45, shume i rende, shkarkon gjithe energjine qe posedon ne objektivin e pare, duke u treguar shume i pershtatshem per operazione policie sepse ka efekte ndaluese imediate mbi nje subjekt kriminel, sidomos sot qe shume nga kriminelet mund te ndodhen nen efektin e substancava narkotike o alkolike, ose shpeshhere jane te pajisur me arme teper potente, nuk tejshpojne objektet duke pakesuar rrezikun e nje "plumbi qorr" plumba qe fatkeqesisht shpesh here kane syte ne balle dhe godasin me pasoja tragjike. Nga ana tjeter eshte nje predhe qe nuk ka hic fuqi shpuese, edhe llamarina e thjeshte e makines e ndalon, pa folur per anti plumbat nga me te thjeshtit, e sot antiplumbi perdoret per dite e me shume si nga forca ushtarake, qe nje dite mund te jene kundershtare, si nga elemente kriminele!
Mbetet nje predhe e shkelqyeshme per trupa shume te stervitura, sic jane RENEA, ROS, GARDA apo FNSH per operazione te shpetimit te pengjeve ne ambjente te mbyllura (te ashtuquajturat CQC-close quartiers combat, luftime ne vende te mbyllura) ose per roje personale te Personaliteteve te Larta, pasi eshte i kufizuar rreziku i tejshpimeve (imagjino nje perfaqesues te Ligjit te detyruar te qelloje ne mes te publikut me nje arme me fuqi te madhe shpuese!!!). Ndersa predha e TT shpon nje pjese te antiplumbave per pistolete (vetem kevlar pa pllake balistike) qe gjenden sot ne treg. Kalibri qe qendron ne nje pozicion te ndermjetem eshte 9x19 parabellum, qe pas shume hezitimesh u adoptua nga Forcat e Armatosura Amerikane ne1985.
Por ne fillim te viteve 20 u vendos ne BS pikerisht per arsye te forces se saj shpuese te perdorej nje 7.63 Mauser i fuqizuar qe njihet me emrin 7.62x25 Tokarev.
Ne 1929 para Komisionit Qeveritar Sovietik u paraqiten 2 modele ne kalibrin 7.63 Mauser nje i projektuar nga Korovin, dhe tjetri nga Prilutskij, por resultuan shume te kushtueshem per nje arme qe do te prodhohej ne miliona ekzemplare.
Qe ne fillim te viteve 20, Tokarev inxhinier i madh kozak, kishte filluar qe te studionte 2 pistoleta interesante. Njera ishte Browning 1903, prodhuar nga Fabrique Nationale des armes da guerre- Herstal- fabrika kombetare e armeve te luftes ne Herstal te Belgjikes, ne kalibrin 9mm Browning Long, pistolete e projektuar nga J.M.Browning dhe e adoptuar nga Ushtria Suedeze, qe eshte edhe sot ne sherbim ne Suedi, duke mbetur arma me vjeter ne bote ne sherbim. Kete arme e studjoi sepse kishte dhene prova shume te mira ne klimen e Suedise te ngjashme me ate ruse. Dhe sigurisht ekzaminoi edhe Colt Browning 1911, qe ka sherbyer si pike riferimi per shume arme te shekullit 20. Por shteti sovjetik nuk mund te perdorte sistemin Browning qe ishte i mbuluar nga patente nderkombetare (Copyright - te drejtat e autorit) deri ne vitin 1928. Keshtu qe Tokarevit ju desh te priste skadimin e patentes se Browningut. Ne vitin 1930 ne arsenalin shteteror sovietik ne qytetin Tula filloi prodhimi i nje nga armeve me legjendare ne histori,Tula-Tokareva 30 ose TT. Ne 1933 u bene disa modifikime te vogla qe synonin te thjeshtezonin edhe me shume prodhimin, duke u krijuar modeli zyrtar TT 33. Fillimisht, deri ne fundin e Luftes se Dyte Boterore u prodhua me faqet e dorezes ne dru bojekafe,ose ne bakelit te kuq e prere ne forme rombesh te vogla,dhe ne djepin lekundes,vijat qe siguronin kapjen dhe terheqjen e djepit ishin nje e holle dhe nje shume e gjere,per nje totale prej 7 vijash te holla dhe 7 te trasha, te alternuara,kjo per te lehtesuar manovrimin me doreza te renda dimerore.Nga pistoleta FN Browning 1903 mori paraqitjen e jashtme, kurse nga Colt 1911 mori ate qe eshte zemra e cdo arme sistemin e mbylljes. Per pistoletat vetmbushese egzistojne 4 tipe kryesore mbyllje
 
1-me tyte fikse  qe eshte e pershtateshme per kalibra pak te fuqishem,si 9x17 Kurz, 32ACP, 9x18Makarov, eshte i thjeshte per tu prodhuar, ekonomik por i papershtatshem per fisheke te fuqishem per qellime ushtarake si kalibrat e siper permendur
 
2-me tyte te levizeshme  ose mbyllje gjeometrike
 
3-me vonim te gazit qe eshte perdorur fillimisht nga firma austriake "Steyr" ne modelin GB.Ne ekspoziten e fundit te Nurembergut firma ruse "Bajkal" paraqiti nje "Makarov" te modernizuar me 15 fisheke ne nje kaliber te ri shume potent,qe perdorte kete sistem. Arme qe do ta mirpritja ne brezin e ushtarakeve tane.
 
4-me rrula ,sistem i perdurur se pari ne mitralozin gjerman MG-42 (Maschine-Gewehr-i ashtuquajtur edhe Hitlersage-sharra e Hitlerit),sistem qe u perdor ne pistoleten cekosllovake Vz52,dhe ne HK 4 te gjermanes "Heckler und Koch" (hekler und koh) por qe eshte i pershtatshem per arme te gjata,pasi kostoja e prodhimit te nje pistolete me kete sistem eshte teper e larte.
 
Funksionimii nje arme me tyte fikse  eshte shume i thjeshte, pasi kryhet qitja forzat e gazrava nga nje ane shtyjne predhen, nga ana tjeter shtyjne prapa gezhojen,qe ushtron forcen shtytese ne shul, dhe rrjedhimisht ne djepin lekundes. Pesha e djepit dhe forza e sustes paraprurese, vonojne hapjen e djepit per ate fraksion te sekondes qe predhes i nevojitet per te dale nga tyta, duke bere qe niveli i presionit te gazrave te bjere ne nivele sigurie. Pasi predha del nga tyta, presioni i ushtruar ne fundin e gezhojes,shtyn prapa shulin dhe rrjedhimisht djepin, duke hapur pistoleten, jashteqet gezhojen dhe armatose rrahesin. Kur mbaron efekti shtytes i gazrave,forca e sustes paraprurese, shtyn perpara djepin lekundes, dhe shuli con ne folene e fishekut nje fishek te ri. Sic eshte thene me siper eshte praktik per kalibra qe zhvillojne presione te uleta. Por jane prodhuar 2 pistoleta ne kal 9 para qe funksionojne me tyte fikse, njera eshte Astra 400 spanjolle,e perdorur shume ne Luften e Spanjes, dhe e importuar ne sasi te medha nga Gjermania ne Luften II Bot, tjetra eshte Vp 70 e "Heckler und Koch" e para pistolete me trupin ne polimer. Mbyllja i besohej nje suste paraprurese shume te forte, dhe nje shuli te rende, por qe te terhiqje shulin, ishte gati e pamundur per efekt te sustes. Prandaj kal 9x18 Makarov PM 54 eshte kalibri limit per tu perdorur ne pistoleta "blowback"-pra me tyte fikse.
Per kalibra me potent se 9x18 perdoret mbyllje me tyte te levizeshme.
 
Ne mbylljen me gryke te levizeshme, tyta dhe djepi lekundes pas qitjes rrine te bashkuar fort per disa fraksione te sekondes,dhe zprapsen se bashku per rreth 8-10mm derisa predha te dale nga tyta,dhe niveli i presionit te gazrave te arrije ne nivele sigurie, meqenese fisheket qe perdoren ne keto arme jane shume me te fuqishem dhe prodhojne presione gazi me te larta. Pasi predha del nga tyta, kjo e fundit "ndahet" nga djepi qe vazhdon i vetem zprapjen,duke jashteqitur gezhojen, ngrehe rrahesin, dhe gjate kthimit con fishekun e ri ne fole, dhe se bashku me tyten kthehet ne pozicionin fillestar. Mbyllja me gryke te levizshme ndahet ne dy grupe
A- me zprapsje te gjate qe eshte prodhuar vetem modeli Frommer Stop ne Hungarine e fillimit te shekullit te kaluar
B-me zprapje te shkurter, ne te cilen jane prodhuar pjesa me e madhe e pistoletave ne bote.
Pistoletat me zprapje te shkurter ndahen ne dy grupe tjera
1-me nje grade te levizjes se tytes, qe do te thote se tyta levize vetem horizontalisht ku kemi dy tipe
Ne tipin e pare, qe eshte edhe me i komplikuar, futen modelet Mauser C-96, Luger, Borschardt, Lahti finlandeze,Schwarzlose gjermane, Manlicher austriake, Bergman, Glisenti mod 1909 italiane, Nambu e Baby Nambu japoneze etj, pistoleta ku nuk egsiston nje djep lekundes dhe ku levize vetem shuli ne nje trup te armes ku eshte montuar tyta, (imagjino nje karabine ne miniature) ne pergjithesi ato qe njihen si pistoleta te brezit te pare qe nuk prodhohen me pasi jane te kushtueshme, te komplikuara me nje numer te madh detajesh pra me te ekspozuara ndaj difekteve, dhe jane arme shume precize. Pasi kryhet qitja,tyta me gjithe trupin e armes, sprapsen se bashku me shulin (qe eshte ne pozicionin "mbyllur") per rreth 8 mm derisa te dale predha nga tyta. Pas ketyre 8 mm,tyta bllokohet ne vend me gjithe trupin e armes, duke prishur piken e vdekur me shulin, ben qe ky te vazhdoje i vetem levizjen prapa.
Ne tipin e dyte   bejne pjese dy pistoletat qe kane revolucionarizuar boten e armeve te zjarrit,Walter p-38 dhe Beretta 92FS qe eshte adoptuar nga shume ushtri e polici te botes, quhet sistemi "walter" ku poshte folese se fishekut eshte i montuar nje bllok, i ashtuquajtur "bllok oshilant"qe ka forme piramidale dhe qe nepermjet dy te dalash anesore fikson tyten me djepin. Edhe ketu pas qitjes tyta se bashku me djepin spostohen per 8mm, dhe nje spinot qe eshte ne kontakt me bllokun oshilant, takon ne nje pike fikse te armes, duke bere qe blloku te ulet poshte se bashku me te dalat qe lidhin tyten me djepin, duke prishur keshtu piken e vdekur, dhe lejon sprapjen vetem te djepit prapa. Kur djepi kthehet para, mbaron efekti qe spinoti ushtron mbi bllokun, dhe blloku kthehet ne pozicionin e tij fillestar, duke krijuar perseri lidhjen me tyten.
2-me dy grade te levizjes se tytes, ku pervec levizjes prapa-para horizontale,kemi edhe levizjen
1-rrotulluese   te tytes rreth aksit gjatesor te saje ne modelet Roth-Steyr 1907 Kavallerie, Steyr 1912 Hahn te dyja austriake, sistemi perdorur ne 2 pistoleta moderne MAB franceze e viteve 60, dhe Bereta Cougar e viteve 80-90, si dhe kohet e fundit ne nje model shume te bukur te projektuar nga SIG e te prodhuar nga "Mauser". Ne keto modele,edhe keto preçize dhe te kushtueshme per tu prodhuar,tyta ka disa"krahe" te frezuar ne anet e saj, 4 ne Roth-Steyr 1907, 2 ne MAB e ne Cougar,qe koincidojne me kanale te gdhendura ne forme helikoidale ne brendesi te djepit. Pas qitjes edhe ketu tyta dhe djepi te lidhura se bashku nga kombinimi "krahe"-kanale, spostohen se bashku per 8 mm. Pas ketyre 8 mm, tyta takon ne nje pike fikse te armes duke u ndaluar, meqenese djepi kerkon te vazhdoje zprapjen ndodh prishja e lidhjes tyte-djep duke bere qe me rreshqitjene kraheve te tytes ne kanalet e djepit qe spostohen prapa, te ndodhe rrotullimi i tytes per rrreth 90 grade rreth aksit te saj. Pasi djepi shkon ne fundin e sprapsjes, kthehet para nen veprimin e sustes,duke mbushur armen, ri rrotullontyten duke e cuar ne pozicionin fillestar.
2-me levizje horizontale-vertikale ky hyjne 4 sisteme dhe te cilat jane me te perdorurat
A-Browning-Colt, sistemi i perdorur nga mod 1911, dhe i imituar nga Tokarevi per "krijesen"e tij
B-Browning-Saive, sistemi i perdorur po nga Browning ne nje model tjeter qe projektoi me belgun Diomeude Saive pistoleta GP1935, model qe u refuzua nga Ushtria Franceze, por qe eshte adoptuar nga me shume se 60 ushtri te botes qe nga 1935 kur u adoptua nga Belgjika deri me sot. GP (grande puissance ose HP hight power-fuqi e madhe) ka qene arma e brezit e SAS deri ne 1991, ne Luften e Dyte Boterore e perdornin si anglezet, gollistet, kanadezet e Rezistenca Antifashiste modele te prodhuara nga "John Inglis" ne Toronto Kanada, si nga gjermanet, sidomos nga Parashutistet e Waffen SS te prodhuar ne stabilimentet belge. Po keshtu ne luften e ishujve Falkland ne 1982 perdornin si anglezet si argjentinasit se bashku me armen individuale te kembesorise FN-FAL e me pistoleten automatike angleze Sterling.
C-Browning-MAS. Ne vitet 20 Franca kerkonte nje pistolete vetembushese per Forzat e saj te Armatosura. U paraqiten modeli GP 35 (anglisht HP35), e para pistolete bifilare ne bote dhe SACM-35. Societe Alsacienne des Constructions Mecaniques (shoqeria alsaciane e prodhimeve mekanike) kishte si projektues inxhinierin zviceran Charles Peters,oficer i Legjionit te Huaj francez, invalid lufte dhe hero i shume dekoruar. U zgjodh SACM e projektuar nga Petersi. Modele 35 ishte nje projekt intelligjent dhe i punuar mire (e vetmja arme franceze e bukur si estetike), qe perdorte mbylljen me bjelle te ACP 1911, per qe perdorte nje fishek teper te dobet dhe te perdorur vetem ne France i nohur si 7,65 "Longue". Prodhimi i saj filloi vetem ne 1936 kur Ushtria Franceze urdheroi 10500 SACM 35 (deri ne 1940 ishin prodhuar vetem 3500. Me pas u prodhuan rreth 40000 per nazistet). Ne 1936 meqenese ishte teper e komplikuar per prodhimin ne seri,Qeveria Franceze urdheroi Manifacture d'Armes de Sant-Etienne (fabrika e armeve Sant-Etien) qe ta thjeshtezonte me qellim qe te ulej kostoja e prodhimit. Nga pikepamja estetike rezultati qe tipik francez (Franca me Japonine historikisht kane prodhuar armet me pak elegante) por kishte nje sistem te ri mbyllje. Perdorte thembren e GP 35,por lidhja e tytes me djepin kryhej nga nje bllok kuadrat qe fiksohej ne dritaren e nxjerrjes se gezhojes.
Ky model u quajt Modele 35S dhe u prodhua ne sasi te vogla para pushtimit te Frances, dhe per pak kohe pas luftes. Ky sistem u permiresua nga SIG zvicerane ne vitet 70 ne Modelin P220 dhe nga inxhinieri austriak Gaston Glock qe zhvilloi me sukses pistoleta me trupin ne plastike polimer (kishte provuar pa sukses tregtar "Heckler und Koch" me modelin VP 70). Eshte sistemi qe perdoret sot nga pjesa derrmuese e fabrikanteve, duke filluar nga Sig-Sauer (pistoleta te projektuara nga SIG por te prodhuara nga "SAUER und Sohn" te Gjermanise per qellim eksportimi, meqenese Zvicera neutrale nuk ka te drejte te eksportoje arme) Walter me fantastiken P99, Taurus braziliane, Crvena Zastava, Çeska Zborojovka çeke, modele te ndryshme ruse,polake,spanjolle etj. Karakteristika e pare qe i dallon keto arme eshte djepi me forme paralelopipedi.
D-Browning-SIG ,modifikim i sistemit Browning-Colt 1911 i kryer nga SIG zvicerane. Ne 1937 SACM i shiti firmes SIG (shweizerische industrie gesellschaft-shoqeria industriale zvicerane) te drejtat e patentes Peters, me qellim qe ta perdorte per tregun civil jofrancez. Gjate gjithe Luftes se Dyte Boterore SIG permiresoi SACM,dhe ne 1944 prodhoi nje sasi te vogel te modelit "Neuhausen 44/16" ne kal 9 para me 16 fisheke.
Ne 1947, pas disa permiresimesh u adoptua nga Ushtria Zvicerane me emrin SP 47/8 me 8 fisheke ne kal 9 Luger.Sot njihet me emrin P-210,dhe eshte pistoleta me e kushtueshme e me precize e pas Luftes Dyte Boterore. U adoptua edhe nga BundesGrenschutze (bundesgrenshutce-Policia Kufitare Federale), nga doganat e ish-Gjermanise Federale dhe nga F.A Daneze. Eshte perdorur ne menyre private nga agjente te asaj qe personalisht quaj agjensia me e mire antikrim ne bote BKA (Bundes Kriminal amt-Zyra Federale e Krimeve pra Policia Kriminale Federale Gjermane). Per njefare kohe duket se eshte perdorur edhe nga GSG-9 (GrenSchutzGruppe 9-Grupi 9 i Policise Kufitare Federale-njesia kryesore antiterroriste gjermane, nje nga me te mirat ne bote). Arsyeja kryesore e mosadoptimit ne shkalle te gjere te P210 ishte kostoja shume e larte.
Ne sistemin m1911, qe ishte nje revolucion i vertete, siper tytes se fishekut jane te frezuara dy "kurrize" qe koincidojne me dy kanale te gdhendura ne "qiellin"e djepit lekundes. Kurse ne te dalen poshte folese,me ane te nje nje kunji eshte fiksuar nje bjelle e vogel qe ka nje vrime ne te cilen kalon kunji i montim-cmonimit te pistoletes. Ne momentin qe kryhet qitja, tyta dhe djepi te lidhura nepermjet kurrizeve te tytes dhe kanaleve te djepit sprapsen per 8 mm (distance standart per te gjitha pistoletat) dhe bjella qe eshte e fiksuar nepermjet kunjit te montimit te armes,rrotullohet rreth ketij kunji.Pas ketyre 8mm, kunji i montimit te armes, nuk lejon me levizjen prapa te tytes dhe nepermjet bjelles ule poshte per disa mm folene e fishekut duke prishur lidhjen tyte djep, dhe ben qe te sprapset vetem djepi. Gjate zbrapjes se djepit, kryhet jashteqitja e gezhojes dhe armatosja e rrahesit, dhe gjate kthimit nen veprimin e sustes paraprurese shuli con nje fishek te ri ne goje, dhe tyta se bashku me djepin shkojne serish ne pozicionin fillestar.
Ne sistemin Browning GP 35 kemi edhe ketu kurrizet e frezuara ne pjesen e siperme te folese qe sigurojne lidhjen me djepin,por ne vend te bjelles kemi nje bllok te gdhendur ne forme thembre poshte folese se fishekut.
Sistemi Browning-SIG eshte nje modifikim i sistemit Browning-Colt,ku kemi dy kurrizet e frezuara ne pjesen e siperme te folese se fishekut,dhe nen tyte nje bllok ku rolin e bjelles e luan nje vrime ne forme gjysem-hene.Blloku eshte i çare per se gjati dhene te futet nje aks qe dhe ky ka nje vrime rrethore,aks qe vendoset ne susten paraprurese. Kunji i montimit te armes kalon neper vrimen ne forme gjysmehene dhe ne vrimen e aksit te sustes.Eshte prodhuar me kete sistem SIG P210, CZ 85 (Çeska Zborojovka), Tanfoglio italiane, Sphinx zvicerane e pak modele te tjera.
Ne sistemin Browning-MAS, kemi thembren e sistemit Browning-Saive, por lidhja tyte-djep kryhet direkt nga pjesa e siperme e folese se fishekut qe ka forme paralelopipedi qe fiksohet ne dritaren e nxjerjes se gezhojave ne djep.
Sovjetiket zgjodhen modelin 1911 si pike referimi, per faktin qe ka pak punime me freze dhe ky lloj punimi eshte ai qe kushton me shume dhe qe merr me shume kohe.Ne fakt ne modelin 30 kurrizet e tytes frezoheshin, dhe ndodheshin ne pjese e siperme te folese, kurse ne modelin 33 punoheshin me torno dy unaza perreth tytes, ku "punonte" vetem pjesa e siperme e tyre qe lidhej me djepin,kursa pjesa e tjeter e ketyre unazave nuk ka asnje funksion. Unazat punoheshin ndersa tornoja punonte tyten, pra eliminohej nje makine dhe nje proces punimi. Mund te dukej nje kursim i vogel ne kohe dhe rrjedhimisht ne kosto, por po te kemi parasysh numrin e TT te prodhuara del nje kursim i konsiderueshem.
TT 33 eshte nje pistolete elegante e holle si spesor, per kete arsye ne pistoletat e kalibrit te madh eshte me e pershtatshmja per te ashtuquajturin "porto occulto" mbajtja fshehur, qe u referohet rasteve kur punonjes te policise impenjohen ne operacione ku ju duhet te veprojne me rroba civile dhe nuk duhet te kuptohet se jane te armatosur.

tt33
 
 
 
 
 
b33
 
 
 
 
 

 

 


Peshon 890 gram, ka nje karikator me 8 fisheke, gjatesi te tytes 114 mm. Ne kete projekt Tokarevi e reduktoi gjithcka ne esenciale, dhe solli tre modifikime dy nga te cilat me shume rendesi.
1-krijimi i nje"pakete te shkrepjes" ku i gjithe mekanizmi i shkrepjes me perjashtim te kembezes eshte i montuar ne nje bllok te vetem te cmontueshem, gje qe lehteson procesin e mirembajtjes dhe te riparimit te armes ne cfaredolloj rrethanash. Sistemi i paketes se shkrepjes eshte perdorur edhe nga Charles Peters ne SACM 35 e ne SIG P-210,
dhe oplologet edhe sot nuk jane dakort se kush qe i pari qe e ideoi, Petersi oTokarevi.
2 -ne te gjitha pistoletat v-m, buzet e karikatorit sherbejne edhe si "udheheqese" te fishekut ne fole. Meqenese karikatoret jane te prodhuar ne teneqe te holle metalike (me perjashtim te karikatoreve te pistoletes Glock qe jane plastik) dhe shtremberimi i tyre eshte arsyeja kryesore e mosfunksionimit te pistoletave me rrjedhoja te imagjinueshme gjate nje konflikti te armatosur. Tokarevi projektoi dy zgjatje anesore te "paketes se shkrepjes" qe udheheqin fishekun ne fole, pra buzet e  karikatorit kane vetem funksion

 
 
 
 
 

 


 te mbajne fisheket dhe ne saje te ketij modifikimi gjenial TT funksionon edhe neqoftese karikatori eshte i demtuar, dhe ketu lind legjenda e pistoletes qe nuk bllokohet kurre. 
3-modifikimii trete shikon fiksimin e faqeve te dorezes qe nuk fiksohen me vida si ne modelet tjera por me nje sistem paftash elastike.TT nuk ka nje sigurese te mirefillte,por vetem nje pozicion te ndermjetem te rrahesit qe bllokon mekanizmin e shkrepjes.
Oplologu i madh anglez Ian Hogg ne librin e tij "Military pistols of the world" shkruan "ne TT nuk egziston nje sigurese e mirefillte por vetem posizioni i ndermjetem i cekicit, qe per ta disaktivizuar si sigurese mjafton te ngrehesh cekicin. Ne stresin e luftimit e para gje qe te vjen ndermend te besh kur je ne rrezik eshte te terheqesh kembezen, edhe pa ulur siguresen anesore, me resultate qe shpesh here protagonistet nuk kane kohe ti tregojne, ne modelin TT mungesa e kesaj sigurese eviton kete humbje kohe qe ka resultate shpesh tragjike, dhe mjafton te ulesh cekicin dhe ke armen gati per luftim. Kete Tokarevi, ai Ushtar i vjeter e dinte mire". Kurse francezi Leroy Thompson e quan "nje nga armet ushtarake me te mira qe jane projektuar, precize dhe potente aq sa duhet, por jo e pershtatshme per qellime policie per arsye te fuqise se madhe shpuese dhe mungeses se "Dopio Aksionit". Por me kalimin e viteve, jane prodhuar TT me sigurese anesore, sidomos per tregun civil e paraushtarak (organe policie e sigurim privat). Cekici eshte gjysem i fshehur ne djep per te evituar qe te ngaterrohet ne rroba, dhe ka te gdhendura disa te thelluara horizontale per te evituar rreshqitjet e gishtit gjate ngrehjes. Ne anen e majte te "paketes se shkrepjes"ka nje cilinder me diameter rreth 3-4mm qe nen presionin e shulit vepron mbi leven e shkrepjes dhe keshtu "ndan" qitjet, pra ben qe pas cdo qitje duhet leshuar kembeza dhe pastaj terhequr per qitjen tjeter. Difekti kryesor i TT eshte thyerja e ketij cilindri per efekt te konsumimit, (meqenese TT e gjendura ne Shqiperi kane shume vjet qe jane prodhuar,dhe jane kaluar dore me dore) duke bere qe kur terhiqet kembeza te qellohet i gjithe karikatori me bresheri.
Gjate periudhes se sherbimit te detyrueshem ushtarak, kam pare 2 TT me kete difekt.
Me njeren nga keto pistoleta gjate nje qitje, ndodhi nje plagosje aksidentale, fatmiresisht e lehte, pikerisht per shkak te kesaj qitje te papritur me bresheri. Per te provuarse TT ka kete difekt, mjafton nje prove e thjeshte. Hiqet karikatori dhe kontrollohet foleja duke respektuar me FANATIZEM rregullat e sigurimit teknik GJITHMONE; GJITHMONE; GJITHMONE;GJITHMONE. Kembeza mbahet e terhequr dhe terhiqet dhe leshohet djepi lekundes, gjithmone duke mbajtur kembezen te shtypur, gjithmone duke drejtuar tyten ku s'ka persona. Neqoftese rrahesi rrin i ngrehur OK, neqeftese rrahesi shoqeron djepin, mos e perdor me ate arme. O riparoje te nje armetar serioz o nderroje duke sinjalizuar pergjegjesit te armatimit difektin e armes. Duket se gjate viteve 30 sovjetiket nuk qene te kenaqur nga TT dhe deshen ta nderronin, por agresioni i Gjermanise naziste ne Qershor te 1941, nderpreu cdo kerkim ne kete fushe. Gjate Luftes Patriotike sherbeu me nder se bashku me Nagant 1895 ne duart e ushtarakeve sovjetike, por prodhimi i saj nuk u shtua pas 22 Qershorit 1941, sic do te ndodhte ne vendet tjera.Kjo per faktin se prodhimi i nje TT donte te njejten kohe dhe kosto te prodhimit te armes simbol te Luftes Patriotike, pistoleta
pstonautomatike PPSH-41 projektuar ne kalibrin 7.62TT nga inxhinieri Shpagin, arme qe ne vendin tone njihet me emrin "automatik shtatdhjete e dysh". Gjermanet dhe gjithe ushtaret e Boshtit qe luftonin ne Rusi cmendeshin qe te kishin nje TT pasi ndryshe nga Lugeri, funksiononte ne cfaredo ambienti e ne cfaredo temperature. U perdor ne Luften e Korese, ne Vietnam e praktikisht ne cdo qoshe te botes. Bashkimi Sovjetik e prodhoi ne qindra mijera ekzemplare deri ne 1954, por edhe pas kesaj date deri me sot e gjen ne duart e forcave te policise dhe te prapavijes (sigurisht edhe ne duart e kriminalitetit dhe te terroristeve ne gjithe boten). U adoptua nga gjithe ushtrite e Traktatit te Varshaves,me perjashtim te Cekosllovakise (vend me tradita armetare te shkelqyera, ka projektuar gjithmone arme origjinale, pamvaresisht se ne kalibrat zyrtare te Traktatit te Varshaves, pas hyrjes ne bllokun socialist, projektoi VZ 52 ne kal M48,nje 7,62 TT vecse 30 % me potent se fisheket normal. Pra TT nuk duhet te perdoret me fisheke cekosllovak, pasi  arma demtohet rende, bile mund edhe te shpertheje. Fillimisht eshte importuar nga BS, pastaj e prodhuar ne Rumani, Bullgari, Poloni me emrin Pistjolet TT per Ushtrine Polake dhe ate te RDGJ qe nuk e prodhoi kurre, Hungari ne mod T-48 identike me origjinalen ruse por ne doreze kishte te gdhendur stemen e Hungarise se atehershme, nje kallez gruri dhe nje draper,eshte e konsideruar si TT me e mire, per shkak te celikut te cilesise shume te mire. Hungaria e prodhoi edhe ne modelin Tokagypt per Policine Egjiptiane ne kal 9 parabellum, qe kishte nje doreze me te madhe dhe nje sigurese anesore. U prodhua ne Kine me emrin Model 54, identike me TT sovjetike, me perjashtim te shkronjave, ne Korene e Veriut e modifikuar si Model 68. Gjithashtu u prodhua nga Crveni Zastava ne Kragujevac-Jugosllavi si M-57 ne kal 7.62x25 identik me modelin origjinal vetem se kishte 9 fisheke ne karikator, dhe ne yllin ne qender te faqeve te dorezes kishte shkronjat SFRJ, dhe ne modelin M-88 ne kalibrin 9 parabellum, per policite lokale te ish Jugosllavise dhe per tregun civil.Kishte nje sigurese anesore,dhe eshte e prodhuar mjaft me cilesi. Vitet e fundit edhe "Norinco" kineze e prodhon ne kalibrin 9 para, per tregun civil amerikan. Ne vendin tone jane importuar varianti sovietik me vite prodhimi nga 1944-53, si dhe ai kinez me vite prodhimi 1962-69 (ekzemplaret qe kam studjuar personalisht).
TT rus TT kinez TT polak TT jugosllav TT hungarez TT rumun TT korean
Gjate luftes civile ne Jugosllavi filluan te hyjne ne menyre te paligjeshme variantet e prodhuara nga Crvena Zastava qe fatkeqesisht jane perdorur per qellime pak fisnike, sidomos ne Shqiperine e Veriut ku eshte edhe me shpeshte. Te parat dokumente te prezences se kesaj arme ne vendin tone qe kam gjetur jane dy fotografi, njera eshte e viteve 41-42 (koha e Italise) ku nje i aferm i larget i famijes sime ka ne brez nje TT. Hipoteza me e pranueshme e posedimit te kesaj arme nga i afermi im eshte qe ndonje ushtar italian, mbase i plagosur, qe kthehej nga Rusia, e ka patur si trofe, dhe kur arriti ne Shengjin (nga ku ishte i afermi im) qe te imbarkohej, pa se ishte e pamundur te conte ne Itali nje arme te pa rregjistruar, ja shiti te parit "albaneze" qe takoi ne rruge. Dokumenti i dyte eshte fotografia qe perjeteson arritjen e Misionit Ushtarak Sovietik prane Shtabit te Pergjithshem te UNC,ku duket nje oficer sovjetik me nje TT ne kellefin origjinal.
TT e variantit sovjetik dhe kinez dorezohej me nje kellef boje kafe ne sholle te cilesise shume te mire,por jo i pershtatshem per nxjerrjen e shpejte, difekt i madh, sepse nje kellef i mire eshte i rendesishem sa nje arme e mire. Ndersa per kellefet verore te "prodhuar" nga kepucetaret nuk ja vlen as qe te flasim. Sinqerisht nese do te isha Oficer Policie, o gjithsesi se do te perdorja nje TT per vetembrojtje, ne mungese te nje kellefi "rapid extraction",do ta mbaja armen "alla meksikance", direkt ne pantallona,pa kellefet qesharake e joefikase te fshehur nen xhakete e xhakovente (koha e nxjerrjes 6-7 seconda, ne kete bote qe jetojme sot!!!!!). Kellefi origjinal kishte rripin e shpatulles,vendin per nje karikator rezerve te qepur direkt mbi kellef,dhe nje kellef te vogel per dy karikatore tjere, ky i fundit sistemohej ne rripi e shpatulles ose te brezit, thupren e pastrimit,dhe brenda ishte i veshur me kadife te cilesise se mire zakonisht ne ngjyre blu ose te zeze. Eshte nje arme e madhe, por qe tashme i perket Historise, dhe duhet te zevendesohet sa me pare me nje pistolete me moderne. Sidomos ne kushtet e emergjences se kriminalitetit qe egziston sot ne vendin tone.Megjithate kam biseduar me shume punonjes te FNSH, qe kane nje nivel te larte stervitje, dhe me kane pohuar qe nuk duan ta nderrojne TT me asnje arme tjeter (kane filluar te hyjne per Forcat Speciale sasi te vogla te pistoletave Beretta 92FS ne 9 para, me 15 fisheke dhe dopio aksion, personalisht e konsideroj me te miren ne bote) edhe pse e pranojne qe ka limitet e veta si arme. Lidhja shpirterore qe egziston ne mes Ushtarit te Vjeter dhe Armes se tij besnike eshte dicka qe befason shumkend, por jo mua sigurisht. Procesi i zevendesimit te revolverit me pistolete gjysemautomatike, perfundoi ne 1957 kur Britania e Madhe adoptoi pistoleten Browning GP1935 per Forcat e saj te Armatosura ne vend te revolverit 60 vjecar "Webley and Scott". Britania qe e fundit qe adoptoi zyrtarisht nje pistolete edhe pse gjate e pas LDB Forcat e saj te Armatosura kishin perdorur lloje te ndryshme pistoletash. Megjithate revolveri perdoret shume edhe sote kesaj dite si nga private per vetembrojtje, si nga shume polici dhe forca speciale te botes.
 
Prodhimi deri ne 1942 i TT 33
Viti
Cope
1933
6,785
1934
47,150
1935
38,488
1937
59,824
1938
87,022
1941
120,903
1942
161,485

Pellumb Z.Nili Varese Itali Mars 2000


HOME Armet Index