- ARME INDIVIDUALE TE KEMBESORISE
(AIK)
- Te njohura ne Gjermani (ku edhe u
shpiken) si Sturmgewehr,ne Itali fucile d'assalto,ne SHBA
si assault rifle.Keto tre emerime perkthehen "pushke
sulmi".Ne Belgjike njihet si FAL (fusil automatique
leggere),ne Britani LAR (light automatic rifle),ne Rusi
Avtomat. U referohet armes individuale te kembesorise te
te gjitha ushtrive moderne te sotme.
- Ne dy Lufterat Boterore egzistonin 2
tipe municionesh qe perdoreshin ne armet e lehta te
ushtrive qe moren pjese.
- A-municionet per arme brezi,qe
perdoreshin edhe per SMG (pistoletat automatike),dhe
kishin efikasitet e sidomos precizion deri ne 150 m (SMG
e L II Bot ne pjesen derrmuese ne 7,62 TT,9 Para e 45
ACP.Vec MAT francez ishte ne nje kaliber te ndryshem,por
kjo arme u perdor teper pak,per me shume nga
"Maquis",partizanet antifashiste francez)
-
- B-municionet per arme Bolt Action qe
perdoreshin edhe per ato pak pushke gjysem automatike (me
perjashtim te SHBA,te gjitha shtetet tjera i kishin te
pajisur ushtrite e tyre kryesisht me Bolt
Action).Perdoreshin edhe per mitralozet e lehte.
-
- Keta fisheke
(8Mauser,6.5Manlicher-Carcano,30-06,303British,6.5Arisaka
(japonez),
- 8 Lebel e 7.5mm
francez,7.62x54Mossin-Nagant etj) kishin efikasitet deri
ne 2500 mm,dhe mundesi precizioni deri ne 800-1200 m.Por
luftimet e L II Bot zhvilloheshin kryesisht ne distanza
nga shume te aferta,deri ne 300-400m.Per distanca me te
gjata eshte e kote te pretendosh nga pushkatari.Pastaj ne
L II Bot,i njejti ushtar merrte pjese si ne luftime
konvencionale ne transhe ku armet me hedhje te larget
ishin me vend,(ku nje SMG ishte krejt e kote), por edhe
ne luftime urbane.Imagjino Stalingradin ku u luftua per
cdo milimeter toke ose Montekazino,Normandine,Berlinin
etj.Ne luftim ne keto distanca nje Bolt Action ishte
teper i ngadalte,teper i gjate dhe pak praktik.
- Qe nga vitet 30 Gjermania (e para per
te shkaktuar luftera,e para per te shpikur arme te mira)
por edhe BS e SHBA po punonin per krijimin e nje fisheku
"te ndermjetem",pra qe te ishte praktik si per
luftimet ne distancat 300-500m,si per luftim ne ambiente
urbane. Winchester amerikane prodhoi nje karabine ne kal
270 (6mm) si ne variantin gjysem automatike,si me
bresheri per Parashutistat dhe Marinsat.Eshte nje arme
"simpatike" (PERSA MUND TE JETE NJE
ARME!!!!!!!!!PER MUA E PER SHUME SI UNE,JANE THJESHT
OBJEKT STUDIMI E DEFRIMI,POR FATKEQESISHT......).
- Wincester M1 u perdor ne
Kore,Vietnam,nga shume agjensi policie sidomos ne vendet
anglofone,ne Malajzi nga SAS ne vitet 50,nga marinsat e
parashutistat amerikane ne Vietnam.
- Ne Maj te 1941,gjate operacionit
"Merkur",(zbarkimi ne Krete),parashutistat
Gjermane,
- te tmerrshmit Green Devils (djajte e
gjelbert) te armatosur me MP 38 e me pistoleta,
"lane lesht" kunder neozelandezeve e
australianeve (qitsa te famshem,si te gjithe
"kolonialet", ushtaret britanike te bardhe qe
vinin nga kolonite e Britanise se Madhe),qe me pushken
"Bolt Action" Lee-Enfield 303,i vrane si mizat
shpesh edhe ne ajer.
- Parashutistat gjermane perpiqeshin me
kot te kunder pergjigjeshin me SMG MP 38 kal 9 Luger ne
ato distanca.Kurse kur kishin arme te njejta me
kundershtarin,mjere kush kishte te bente me ta!Sigurisht
ushtaret me te mire ne bote, mekat qe luftonin per nje
psikopat te pashoq si Hitleri!
- Goring,shef i Luftwafes
(aviacionit,parashutistet mvareshin prej
aviacionit),urdheroi qe te krijohej nje arme qe te ishte
efikase ne cfaredo lloj situate luftimi.Kjo lloj arme
universale, ishte e domosdoshme sidomos per parashutistat
qe kishin nevoje per nje volum te madh zjarri gjate
operacioneve speciale,per nje arme te manovrueshme e te
pershtateshme per distanca te aferta e te
largeta,precize,potente dhe jo shume te rende.U paraqiten
disa modele,por u pranua vetem FallschirmjagerGewehr-42 (pushke per parashutistet mod 1942) model i
projektuar nga firma Rheinmetall,e njejta qe projektoi
MaschineGewehr MG 42, sharresin.
- Ishte sigurisht nje arme qe edhe sot
eshte veshtire t'ja kaloje kush.Perdorte fishekun 8mm
Mauser,fishek ordinance per Gjermanin,e ky eshte i vetmi
difekt i saj, pasi eshte teper e pakontrollueshme ne
bresheri.U prodhua vetem ne 7000 ekzemplare,ku pothuaj te
gjithe humben ne luftimet ku moren pjese
parashutistet,sidomos ne Montekazinon e rrafshuar prej
Aleateve,ne Shkurt te 1944,dhe ne balterat e Belgjikes,ne
dimrin 1944-45.
- Tre mije ekzemplaret e pare,perdornin
llamarine shume rezistente prej celiku me vanadium per
qyten,por pas 43 kur Minister Armatimi u be Alfred Speer
(denuar ne Gjyqin e Nurembergut me 40 vjet burg per krime
kunder njerezimit), filloi te behej ekonomi me materialet
strategjike,celiku me vanadium perdorej per gjera me te
rendesishme,prandaj 4000 ekzemplaret e serise se dyte u
prodhuan me qyten dhe kasen ne dru.
- Per kete aresye modeli i dyte eshte pak
me i rende.
- Te dyja modelet kishin nje fre te
grykes se zjarrit,sot i perdorur ne te gjitha armet
moderne,qe ben te mundur kontrollimin e armes ne qitje me
bresheri.Çdo ekzamplar kishte nje dylbi me zmadhim 4x,qe
lejonte perdorimin edhe ne distanca te aferta, shenjestra
metalike ne rast te demtimit te dylbise,nje dykembesh per
qitje precizioni e me bresheri,dhe nje bajonete
shtize.Perdorimi i dylbise ne cdo arme sot eshte kerkese
kryesore per nje ushtri moderne,dhe pothuaj se te gjitha
ushtrite (qe kane fonde) e kane zbatuar.
- Por qe nje ide e tille te vihej ne
zbatim ne 1942,ne mes te nje lufte me shterngicat e
saj,ku fabrikat Gjermane bombardoheshin perdite,kur pjesa
me e madhe e armeve te lehta ne perdorim ishte ideuar ne
vitet 1890 ishte me te vertete dicka fantastiko
shkencore!
- FG-42 kishte karikatorin majtas,shume
pozitive ne luftim meqenese ne pozicionin barkas nuk
ekspozonte shume qitesin.
- Me pas inxhinjeret gjermane shkurtuan
gezhojen e fishekut 8mm Mauser nga 58 mm ne 33 dhe ulen
peshen e predhes, fisheku i ri u quajt 8 Mauser Kurz (i
shkurter).
- Me kete fishek firmat Walter dhe Haenel
projektuan MaschinePistole 42,43 e 44.
- U quajt maschine pistole (pistolete
automatike SMG) dhe jo Sturmgewehr (sic ishte ne te
vertete),sepse Hitler i ishte kundervene ketij
projekti,pasi do te komplikonte detyren e logjistikes
gjermane duke shtuar nje kaliber te ri qe do te
furnizohej ne front.
- Sovjetiket kapen disa nga keto arme si
dhe municionin perkates,dhe fillimisht duke marre per
baze 8 Kurz,projektuan fishekun 7,62x39 M43,qe sot e
perdore me shume se gjysma e botes.
- Ne kete kaliber Simonov projektoi SKS
(m 56),dhe po ne kete kaliber,ne 1947 Mikahil Timofojevic
Kallashnikov,duke u mbeshtetur ne STG 44,projektoi AK 47
qe eshte AIK me e perhapur ne bote.
- Kurse amerikanet dhe vendet perendimore
vazhduan te perdorin nje fishek te ngjashem me ata te 2
luftrave bot,pra nje 30 06 te shkurtuar qe e quajten
7,62x51 Nato.U prodhuan ne kete kaliber M14,nje Garand i
modifikuar nga SHBA,BM 59 nje Garand i modifikuar ne
Itali,FAL belge qe u adoptua nga pothuaj gjitha vendet
perendimore e filo amerikane,dhe CETME spanjolle.
- Pas Luftes II Bot,shume teknike
gjermane morren arratine.Nder keta ishin edhe tre
inxhiniere te "Mauser",Heckler,Koch dhe
Heidel,qe u strehuan ne Spanjen frankiste. Menjehere u
moren ne pune ne Centro ETudes Materiales Especiales
(arsenali shtetror i FA Spanjolle) ku projektuan nje arme
qe prodhohej me llamarine te stampuar,perdorte mbylljen
me rrula te FG 42 dhe kishte disa karakteristika te
SturmGewehr 44.
- Ushtria e sapo krijuar e Gjemanise
Federale kishte adoptuar FAL,qe edhe e prodhonte me emrin
Gewehr 1,por gjermanet donin me çdo kusht nje arme
gjermane. Per kete u adoptua CETME me emrin G3,qe mbetej
nje projekt gjerman edhe pse i zhvilluar ne Spanje,dhe
keshtu lindi gjiganti i armatimeve Heckler&Koch,qe
prodhon arme te shkelqyeshme,qe si konceptim jane shume
perpara. Armet e gjata H&K jane me preçizet ne bote.
- Gabimi i amerikaneve ishte se imponuan
adoptimin e municionit 7,62 NATO qe eshte shume potent,i
rende si peshe keshtu qe krijon probleme logjistike,eshte
e pamundur qe te kontrollohet ne qitjen me bresheri,
perfundimisht ishte teper antikuat per ushtrite moderne
te pasluftes.Pra deri ne vitet 60 Blloku Lindor ishte
perpara NATO persa i takon AIK,me AK 47 qe perdorte nje
municion me te lehte se armet perendimore,pra per te
njeten peshe ushtari rus kishte me shume fisheke dhe
logjistika me pak probleme per ti transportuar,dhe ishte
arme shume me e kontrollueshme se ekuivalentet e saj
perendimore.
- Gjithashtu AK 47 kushton pak e mbi te
gjitha eshte e pashkatrrueshme,pra ka nje rezistence qe
nuk e ka asnjelloj arme!
- Ky superioritet perfundoi,kur ne
1963,gjate luftes se Vietnamit,Aviacioni e me vone
Ushtria amerikane,me urdher te Sekretarit te Mbrojtjes
Robert McNamara e me perkrahje te Gjeneralit
Westmoreland,Komandant i Forcave Amerikane ne Vietnam,
adoptuan M16, arme e projektuar nga Eugene Stoner ne kal
223 Remington (5,56 Nato).
- M16 eshte AIK e shume vendeve te
botes,ne shume variante.
- Qe ne vitet 50 ne Angli,e me vone ne
vende tjera u studjuan modele "bull pup",qe do
te thote se karikatori eshte pas mekanizmit te
shkrepjes.Pra per te njejten gjatesi tyte,ke nje arme me
te shkurter,me te manovrueshme.Bull pup me i mire eshte
AUG (armee universal gewehre pushke universale per
ushtrine) projektuar nga WaffenFabrik Steyr
austriake,arme qe ka shume pjese plastike polimer.Sot
perdoret nga keto vende, Austria, Australia (prodhohet me
licence si M88) Zelanda e Re,Arabia Saudite,Irlanda,dhe
nga Doganat amerikane,nga forcat speciale italiane,Grupo
d'Intervento Speciale (GIS nje nga CTU me te mira ne
bote) i Karabiniereve,nga Regjimenti IX "Col
Moschin" (komandot e Ushtrise Italiane),nga HRT e
FBI-se,nga SAS zelandez,SASR australian, GEK (gendarmerie
einsatz komando -komando speciale te xhandarmerise) CTU
kryesore e Austrise e shume agjensi policie ne gjithe
boten,etj.
- Gjithashtu jane adoptuar edhe dy
bull-pup,Enfield SA 80 (small arm) anglez dhe FAMAS (Fusil
Automatique de la Manufacture d'Armes de Saint Etienne) franceze,por
asnjera nuk kane patur sukses jashte kufijve te vendeve
prodhues, por jane adoptuar vetem nga mania per te patur
me cdo kusht nje arme te projektimit nacional.
- SA 80 eshte perdorur vetem ne saje te
nivelit shume te larte te stervitjes se Ushtrise
Britanike dhe disiplines se ushtareve te tyre,kurse
askush nuk ka kuptuar pse egziston FAMAS francez,nje
projekt qe kushtuar shume para te taksa paguesit francez.
- Mbetet fakt qe Special Air Service e
perdor SA 80 vetem ne stervitje ne kazerme (Stirlinglines
Heresford),dhe gjate manovrave te perbashketa me NATO,por
kurren e kurres ne operacione,pasi eshte nje arme qe ka
shume nevoje per pastrim.
- Ne operacione perdorin Colt M 16 e
variantet e saj,qe personalisht mendoj qe eshte arma me e
mire ne kal. 5,56 NATO. Gjithashtu eshte e veshtire per
te mos thene e pamundur qe te shikosh forcat speciale
franceze me nje FAMAS.Per kete firma Manurhin ka qene e
detyruar te prodhoje me licence SIG 540,nje model i
studjuar nga SIG e nga Beretta (ideja ishte si per
pistoletat SIG-Sauer,zvicero-gjermane,qe ti prodhonte
Beretta per eksport).Arme nga e cila jane bazuar AR 70
arme baze e F.A Italiane,e STG 90 arme e Ushtrise
Zvicerane.
- Sturmgewehr 44 kal 7,92x33 Kurz,FAL e FN belge kal
7,62x51 Nato ne versionin per parashutista,M14 amerikan
kal 7,62 NATO.
-
-
-
- Steyr AUG,Enfield SA 80,FAMAS qe te tria ne 5,56
NATO.
-
-
- Fillimi 1945-1963 1963-Sot